16:52 / E Diele, 11 Tetor 2020 / C E

Shqipëria e pafat ndaj Kazakistanit, me plot raste e pa gola

Shqipëria ka barazuar me rezultat 0-0 në udhëtimin e vështirë në Almaty kundër Kazakhistanit në ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës së Kombeve.

Kuqezinjtë nuk arritën të shënojnë përkundër se kishin disa raste shumë të mira, shkruan Indeksonline.

Skuadra e drejtuar nga Edy Reja ishte dukshëm më e mirë në fushë derisa kundërshtarët ishin të përqendruar në mbrojtje.

Rastet më të mira i kishte Broja ku në një rast e kaloi topi edhe portierin por u largua nga vija e fundit ga një mbrojtës.

Me këtë barazim, Shqipëria dhe Kazakistani janë në dy vendet e para me nga katër pikë derisa Bjellorusia dhe Ltuania kanë nga tri pikë por nga një lojë më pak. /IndeksOnline/