Shqipëria e pafat, shkon në pushim të pjesës së parë me barazim

Barazimi për t’u harruar me Serbinë e vuri Shqipërinë në pozicionin për të udhëtuar drejt Letonisë për fitore, dhe vetëm fitore.
Megjithatë, matematikat e Sylvinhos në pjesën e parë nuk po shkojnë sipas planit, shkruan IndeksOnline.
Hero i “Kuqezinjve” ishte portieri Thomas Strakosha, i cili në minutën e 21-të mbrojti një penalti të akorduar për letonezët.
8 minuta më vonë, Shqipëria kaloi në epërsi me një autogol të Antonijs Cernomordijs.
Por, ky i fundit e shpagoi shpejt gabimin.
Në minutat shtesë të pjesës së parë, pikërisht Cernomordijs e barazoi rezultatin në 1:1, për t’i dhënë shpresë ekipit të tij.
Tani, të dy palët do të zbresin në fushë nga pika zero, me vetëm 45 minuta në dispozicion për të bërë “mrekullinë”.
Ndeshja kualifikuese për Botëror po zhvillohet në “Skonto stadions” në kryeqytetin letonez, Riga./IndeksOnline/