Shqipëria e pati në listë, por FIFA s’e lejoi të luante/ A rrezikohet Nedim Bajrami?

Nedim Bajrami nuk arriti të luante për Kombëtaren e Shqipërisë në tri ndeshjet e muajit mars për fazën para-kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.
Bajrami la Zvicrën dhe pranoi ‘kuqezinjtë’ sepse zemra i rrahu për Shqipërinë, shkruan IndeksOnline
Por, Edi Reja nuk e inkuadroi në lojë në ndeshjet ndaj Andorrës, Anglisë dhe San Marinos – jo për shkak se nuk iu përshtat në sistemin e lojës, por për shkak të FIFA-së.
Sipas ‘Blick’, Bajrami s’mund të luaj për Shqipërinë për shkak të rregullit të shtëpisë më të madhe të futbollit në botë FIFA (neni 9, paragrafi 2b – për të ndryshuar kombëtare, lojtarit i jepet mundësia nëse është në moshën nën 21 vjeçare).
Sipas gazetës zvicerane, Federata e Futbollit të Zvicrës e ka lënë të hapur derën e rikthimit të Nedim Bajrami.

Megjithatë, duket se kjo gazetë e ka keqkuptuar nenin, pasi Bajrami mund të luaj për Shqipërinë. Ai nuk ka pasur asnjëherë paraqitje me ekipin e parë të ‘Helvetikëve’./IndeksOnline/