75 Mall Live Search
11:27 / E Martë, 02 Shtator 2025 / SH

Shqipëria e zyrtarizon në Kombëtare futbollistin e Arsenalit

Pas largimit të Adrian Bajramit, ka ardhur shpejt kundërpërgjigjja e Kombëtares shqiptare. Mbrojtësi i Arsenalit, Maldini Kacurri është ardhja e re në skuadrën e Sylvinhos.

Kacurri është mbrojtës 19-vjeçar që aktivizohet te gjiganti anglez, Arsenali.

Këtë edicion futbollisti është huazuar te skuadra e Bromleyt në Angli. Kacurri ka regjistruar në kupë paraqitjen edhe në skuadrën e parë të Artetas./Indeksonline/