Shqipëria është gati që t’ia fillojë mbarë kualifikimeve, testi i parë – Andorra

Shqipëria do të fillojë kampanjën kualifikuese të Kupës së Botës sonte ndaj Andorrës.
Kjo është hera e 3-të që ‘kuqezinjtë’ zbresin në tokën e Andorrës, ndërsa para saktësisht dy vitesh kishte fituar 3-0 me golat e Armando Sadiku, Amir Abrashit dhe Bekim Balajt.
Ndryshe, Shqipëria në grup do të ketë punë me Anglinë, Poloninë, Hungarinë dhe San Marinon.
Takimi Andorrë – Shqipëri fillon nga ora 20:45, derisa stafi ka bërë gati fanellat në zhveshtore, që kanë marrë këtë pamje.
/Indeksonline/


