19:11 / E Shtunë, 11 Gusht 2018 / indeksADMonline

Shqipëria goditet edhe nga një tërmet tjetër

Një tjetër tërmet ka goditur territorin shqiptar, kësaj here në afërsi të qytetit të Kukësit.

Pas lëkundjeve prej 5.1 ballësh që shkundën të gjithë Shqipërinë, tërmeti i radhës është i një magnitude më të vogël, rreth 3.2 ballë të shkallës Rihter.

Tërmeti e ka pasur epiqendrën 19 kilometra larg Kukësit, në një thellësi prej 2 kilometrash.

Ashtu siç ndodhi dhe muajin e kaluar kur një tërmet prej 5.1 ballësh goditi vendin me epiqendër pranë zonës së Gjirit të Lalzit në Durrës, pritet që edhe kësaj here të vijojnë seritë e tërmeteve me magnitudë më të vogël.

Temat: