22:18 / E Enjte, 26 Maj 2022 / MSH

Shqipëria hap sezonin turistik – vizita në Vlorë dhe Durrës

Si gjithnjë, me motin e mirë hapet edhe sezona turistike në bregdetin shqiptar.

Edhe këtë vit sezoni turistik u hap, kështu duke mirëpritur turistët për t’`i kaluar pushimet atje.

Ndër vendet e frekuentuara e mjaft të pëlqyera nga turistët janë edhe Vlora dhe Durrësi. Me një mikpritje të jashtëzakonshme si dhe shërbime të shpejta e cilësore nëpër hotele, vlonjatët thërrasin turistët që t’i vizitojnë asetet e tyre turistike si dhe t`i shijojnë pamjet e mahnitshme që ofron ky vend, shkruan IndeksOnline.

Ndalesa e parë Vlora, na takoi me një bukuri të rrallë dhe pamje të jashtëzakonshme të bregdetit shqiptar. Uji i kristaltë si dhe rrezet e diellit që shkëlqenin mbi të, u jepnin gjallëri banorëve të asaj zone, por edhe turistëve të cilit ishin aty për ta vizituar Vlorën.

Për ti promovuar gjithë këto atraksione të këtij qyteti në konferencën e mbajtur për mediat nga Kosova ishin të pranishëm: Administratori i ‘Marina Bay’ Besmir Lula, menaxheri i ‘Barileva Turist’ Petrit Riza, kryetari i shoqatës së turizmit ‘Arta’ Ervin Sota, themeluesi i platformës “TripToAlbania” Azem Bujupi, konsulle e përgjithshme e Italisë në Vlorë, Ilva Palmieri dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

No description available.

Ndër çështjet e diskutuara ishte edhe plani strategjik për të sjellur diasporën në bregdetin shqiptar pasi që ky vend ka një potencial mjaft të madh sa i përket turizmit.

No description available.

Thirrja e kryetarit të bashkisë së Vlorës ishte vizita e këtij vendi pasi që ky vend do t`’u ofrojë turistëve një komoditet sikur në shtëpitë e tyre, dhe Vlora do jetë shtëpia tyre e dytë.

Gjatë fundit të kësaj konference, perëndimi i diellit vetëm se kishte filluar, dhe peisazhi i kësaj hapësire po merrte një pamje magjike dhe shumë të bukur, e kështu bashkë me perëndimin e diellit po merrte fund edhe qëndrimi në Vlorë për të vazhduar më pas me qytetin tjetër, Durrësin.

Durrësi, një vend tjetër turistik që ka mjaft për t’iu ofruar turistëve te cilët kanë vendosur që pushimet t`i shijojnë në atë pjesë të Adriatikut, me një pamje të mrekullueshme e tëra e mbuluar në blu.

Ushqimet tradicionale janë një veçori unike që karakterizon këtë zonë derisa profesionalizmi dhe kënaqësia është synimi kryesor i hotelierëve.

Hotelin Adriatik ishte hapësirë qe nuk i linte vend imagjinatës, korridoret e ndriçuara të pajisura me mjete tradicionale, dhomat me pamje nga plazhi, ushqime deti te cilat shijohen pa fund.

No description available.

Kudo që sheh përreth është thjeshtë mahnitëse. Ky vend gjithandej është një mrekulli më vete.

Ky udhëtim që i bashkoi gazetarët e Kosovës për një eksplorim të mirë, na dërgoi për qëndrim dhe vizitë në hotelet si: Kraal Hotel (Vlorë) dhe Adriatik Hotel (Durrës). Ndërsa, i pranishëm me ne gjatë gjithë udhëtimit ishte edhe drejtori Azem Bujupi nga platforma ”Trip To Albania”./IndeksOnline/

No description available.