Shqipëria ia merr Kosovës portieren Raimonda Spahiu

Portierja kosovare, Raimonda Spahiu, ka vendosur të bashkohet me Kombëtaren e Shqipërisë.
Ajo është ftuar të luaj për dy ndeshjet ndaj Norwegjisë, në play-offin e Kampionatit Evropian të Vajzave, shkruan IndeksOnline.
Spahiu e cila ka veshur fanellën e Kosovës me U15 dhe U17 ka thënë se vendimin për tu bashkuar me Shqipërinë e ka marr pas problemeve që kishte me treajneren e U19 të Kosovës.

Postimi i plotë:
Njoftim:
Të nderuar anëtar të komuntetit të sportit dua të ju njoftoj se tash e tutje unë Rajmonda Spahiu do t’i bashkangjitëm Kombëtares A te Shqipërisë Femrat.
Unë ne moshën 15 vjeçare ju kam bashkuar përfaqësueses Kosovës u17 Femrat dhe nga aty kam kaluar te grupmosha u19 dhe kam patur paraqitje shume te mira sa qe kam rëne edhe ne sytë e selektoreve Suedeze te përfaqesuesja A e Kosovës dhe me kan ftuar dy herë por çuditerisht pas ketyre grumbullimeve të perfaqësuesja A , ndryshoj situata me selektoren U19 e cila filloj padrejtesin ndaj meje qe veq ajo e di pse , filloj duke me injoruar dhe duke mos me aktivizuar me ne lojë te U19 , dhe këtu filluan pakënaqesitë e mija dhe te familjes time te cilet nuk pajtoheshin me këto padrejtesi dhe tretmanin qe me bëhej.
Dhe pas këtyre padrejtësive familja ime ndërhyn dhe kontaktojn Federaten Shqiptare.
Edhe pse une kisha mundësi dhe ofertë para dy vitesh tu bashkangjitem Kombëtares Shqiptare unë prapë e zgjedha Kosovën.
Por tani jam detyruar ti bashkangjitem Kombëtares Shqiptare per shkak padrejtesive qe me janë bërë.
Por jam e lumtur qe endërra e babit tim te ndjerë tani u realizua.
Me krenari dhe përgjegjësi do ti mbroj ngjyrat kuq e zi./IndeksOnline/