Shqipëria javën e ardhshme merr vendim të hap bastet online, bën një ndryshim për moshën

Javën e ardhshme Kuvendi i Shqipërisë do ti hapë rrugën ligjit për lejimin e basteve online. Në Komisionin e ekonomisë u diskutuan detajet e fundit të ndryshimeve.
Mosha e pjesëmarrësve nga 21 vjeç që ishte më herët do të ulet në 18 vjeç.
Për të ulur kostot e kompanive që kanë lotarinë kombëtare në pikat e shitjeve me pakicë nuk do të ketë nipte sekondare.
Po ashtu është kërkuar që për lotarinë 40 për qind e shumës qakulluar ti kthehet lojtarëve si fitim.