75 Mall Live Search
10:40 / E Martë, 29 Dhjetor 2020 / Blerim

“Shqipëria ka 405 vdekje për 1 milionë banorë” Rama: Jemi në nivel të pranueshëm

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit ka thënë se sipas një raporti të OBSH-së, në Shqipëri kanë humbur jetën nga pandemia 405 persona  për 1 milion banorë.

Sipas Ramës, kjo shifër është e pranueshme në krahasim me të gjitha vendet e tjera të rajonit.

RamaSipas OBSH-së, në Shqipëri kanë humbur jetën mesatarisht 405 persona për 1 milion banorë, në Bosnjë dhe Maqedoni të Veriut norma është 3 herë më e lartë me mbi 1200,  në Malin e Zi është mbi 1000 dhe ne jemi faktikisht në një nivel të pranueshëm, të arsyeshëm për të qenë të motivuar që të vazhdojmë deri në fund pa përjetuar plagë katastrofike, edhe pse çdo jetë e humbur të katastrofike.

Janë masat e marra, strategjia e ndjekur dhe zbatimi i saj në masë dërrmuese me korrektesë nga njerëzit që ka sjellë, që sot që flasim të jemi vendi me numrin më të ulët të fataliteteve. Menaxhimi në vetvete brenda sistemit, edhe këtu janë faktet që flasin. Edhe këtu vlen të ngrihet thjeshtë një krahasim i ndihmës se ku ishim dhe ku jemi me infrastuskturën spitalore. Imagjinoni sikur kjo goditje të na kishte gjetur me infrastrukturën spitalore të 7 viteve më parë.

Sot jemi në kushtet kur infrastruktura është njësoj si në të gjitha vendet e tjera, për sa i përket vijës së zjarrit. Kemi kapacitete deri në 1600 shtretër shtesë nëse do të jetë nevoja, kemi 4 spitale për trajtimin e Covidit, nga të cilat dy struktura tërësisht të reja.