75 Mall Live Search
19:57 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Shqipëria kundër Serbisë në EURO 2024, gazeta angleze parashikon shortin

Kombëtarja e Shqipërisë për herë të dytë ka siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian.

Kuqëzinjët e Sylvinhos arritën të përmbyllin fazën e kualifikimeve të parët në grup, me 15 pikë, duke lënë prapa Çekinë dhe Poloninë, shkruan IndeksOnline.

Tashmë janë mësuar 21 kombëtare që do të jenë pjesë e EURO 2024, ndërsa tri të tjera do të mësohen play-off i Ligës së Kombeve.

Shqipëria ndodhet në vazon e dytë dhe shorti për fazën e grupeve të Kampionatit Evropian do të hidhet me 2 dhjetor në Hamburg të Gjermanisë, në orën 18:00.

Gazeta angleze, “The Sun” ka vazhduar traditën e saj duke bërë një simulim të shortit. Sipas këtij verdikti të improvizuar, Shqipëria do të vendoset në Grupin 2 bashkë me Spanjën, Sllovakinë dhe Serbinë.

Grupet sipas The Sun:

Grupi 1: Gjermani, Danimarkë, Ceki, Play-off A

Grupi 2: Spanja, Shqipëria, Sllovakia, Serbia

Grupi 3: Franca, Rumania, Slovenia, Play-off C

Grupi 4: Angli, Turqi, Skoci, Itali

Grupi 5: Belgjika, Hungaria, Kroacia, Zvicra

Grupi 6: Portugalia, Austria, Holanda, Play-off B

/IndeksOnline/