75 Mall Live Search
14:34 / E Mërkurë, 24 Mars 2021 / A. A

Shqipëria largohet nga Barcelona, mbërrinë në Andorrë

Pas 3 ditësh qëndrim dhe përgatitje në Barcelonë, Kombëtarja e Shqipërisë është zhvendosur në Andorrë.

Ekipi i Edoardo Rejas do të hap fushatën e kualifikimeve të Kupës së Botës pikërisht me Andorrën në “Estadio Nacional”, të mërkurën nga ora 20:45.

“Kuqezinjtë” mëtojnë të vazhdojnë formën e mirë nga Nations League.

Në 5 ndeshjet e fundit, Shqipëria nuk ka humbje, duke regjistruar 3 fitore dhe 2 barazime.

/Indeksonline/