75 Mall Live Search
14:11 / E Premte, 21 Mars 2025 / G T

Shqipëria luan me fanellat e zeza kundër Anglisë

Kombëtarja e Shqipërisë sonte luan ndeshjen ndaj Anglisë e vlefshme për fazën para-kualifikuese në Kupën e Botës 2026.

FSHF-ja përmes një videoje ka zbuluar se djelmoshat “kuqezi” sonte paraqiten me fanella të zeza, shkruan Indeksonline

Menjëherë pas ndeshjes, këto fanella do të vendosen në ankand dhe të gjithë të interesuarit mund t’i blejnë ato.

Kujtojmë se ndeshja zhvillohet në stadiumin e famshëm në Londër, ‘Wembley’ nga ora 20:45./Indeksonline/