Shqipëria luan në stadiumin më të zhurmshëm në botë
Shqipëria sonte do të luaj në Skoci në ndeshjen e Ligës së Kombeve.
Kombëtarja Kuq e Zi sonte do të shfaqet në stadiumin “Hampden Park” ku luan ndeshjet në shtëpi skuadra Queen’s Park.
Stadiumi është ndërtuar në vitin 1903 dhe për 50 vite ka qenë stadiumi më i madh në botë, shkruan indeksonline.
Kapaciteti i tij ka qenë deri në 150.000 shikues, ku është stërmbushur në derbi dhe në ndeshjet ndërkombëtare.
Sipas matjeve te realizuara “Hampden Park” sot ka zhurmën me te forte te shkaktuar nga tifozët, rreth 150 decibel.
Megjithatë kapaciteti pas modernizimit është reduktuar, tashmë stadiumi ka një kapacitet prej 51.000 ulësesh. /IndeksOnline/