75 Mall Live Search
22:39 / E Martë, 10 Shtator 2019 / indeksADMonline

Shqipëria me fitore të madhe, mposht Islandën

Shqipëria ka shënuar fitore të madhe kundër Islandëz.

Kuqezinjtë fituan me rezultat 4-2 në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 që u zhvillua në Elbasan Arena.

Golat për Shqipërinë i shënuan Dermaku (32′), Hysaj (52′), Roshi (78′) dhe Cikalleshi (83′).

Ndërsa për islandezët realizuan Sigurdson (47′) dhe Sigthorsson (58′).

Me këtë fitore, Shqipëria mbetet në vendin e katërt me 9 pikë pas Turqisë, Francës dhe Islandës. /IndeksOnline/