Shqipëria më shumë raste, mbyllet pa gola pjesa e parë në “Air Albania”
Ka përfunduar pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Anglisë në “Air Albania”, në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Pjesa e parë u mbyll pa gola edhe pse dy ekipet patën rastet për shënim, shkruan Indeksonline

Madje vendasit, ishin më të rrëzikshëm dhe shumë pranë golit.
Kujtojmë që në pjesën e parë, Elseid Hysaj u largua nga loja shkaku i një lëndimi – duke u zëvendësuar nga Ivan Balliu./Indeksonline/

