75 Mall Live Search
10:08 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Shqipëria merr kryesimin e OSBE-së

Shqipëria ka marrë sot zyrtarisht kryesimin e OSBE-së.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si drejtues i saj ka pritur në zyrën e tij në Vjenë, sekretarin e përgjithshëm, Thomas Greminger.

Marrja e stafetës nga Shqipëria u shoqërua, ashtu siç tradita e do me një foto familjare.

Gremingeri u shpreh se Shqipëria ka bërë përparime dhe se ekipet e saj kanë bërë një punë mjaft të mirë. Ai është i bindur në drejtimin e kryesisë së OSBE-së nga Shqipëria.

” Shqipëria merr kryesimin e OSBE – Fotografitë tradicionale familjare të nisjes së misionit të drejtimit të OSBE; me ambasadorët e misioneve të vendeve anëtare në Vjenë; me shefat e misioneve në terren; me ekipin shqiptaro-ndërkombëtar të misionit tonë”, ka shkruar kryeministri Rama në Facebook.