75 Mall Live Search
11:59 / E Premte, 20 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Shqipëria merr kryesinë e OSBE-së për 2020

Shqipëria ka marrë kryesinë e OSBE-së për vitin 2020, shkruan Indeksonline.

Shqipëria që ishte vendi i vetëm i mbetur jashte nga Procesi i Helsinkit tashti ka marrë përsipër kryesinë e organizatës më të madhe politike dhe të sigurisë, në Evropë.

Për këtë, ministri në detyrë i Jashmë i Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli e ka uruar Shqipërinë dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Gent Cakaj.

Ai është shprehur optimist se me këtë vendim do të përfitoj edhe Kosova.

Behxheti beson se Kosova do të përfaqësohet në mënyrë të drejtë dhe të duhur në OSBE.

“Jam i bindur që me Kryesinë e vitit të ardhshëm, interesat e Kosovës do të përfaqësohen në mënyrë të drejtë dhe të duhur. Suksese Shqipëri, Suksese Gent!”, ka shkruar ai./Indeksonline/