75 Mall Live Search
22:46 / E Shtunë, 07 Shtator 2019 / indeksADMonline

Shqipëria mposhtet bindshëm nga Franca

Franca ka mposhtur kombëtaren e Shqipërisë me rezultat 4:1.

Kingsley Coman realizoi golin e parë në minutën e 8-të, ndërsa në të 27-tën Giroud dyfishoi epërsinë.

Në minutën e 37-të Antoine Griezmann e humbi penalltinë duke e goditur transverzalen.

Kingsley Coman shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Francën në minutën e 68-të, ndërsa në të 85-tën, debutuesi Ikone shënoi për 4:0.

Golin e nderit për Shqipërinë e shënoi Sokol Cikalleshi në minutën e 90-të./Indeksonline/