Shqipëria mposhtet thellë nga Çekia në “Loro Boriqi”
Kombëtarja Shqiptare e femrave ka pësuar një humbje të thellë.
Vashat kuqezi, u mposhtën nga Çekia me rezultat 1-5 duke pësuar humbjen e parë në kualifikueset për Kampionatin Botëror të vitit 2027.
Golat për Çekinë i realizoi Cvrckova dhe Khyrova me nga 2 gola dhe Cerna, ndërsa të vetmen për Shqipërinë e shënoi Fortesa Berisha.
Shqipëria bie në pozitën e 3-të në grupin 1 të ligës B, ndërsa ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojë ndaj Uellsit pas një jave./IndeksOnline/

