75 Mall Live Search
09:57 / E Premte, 23 Shkurt 2024 / G T

“Shqipëria mund të bëjë mirë në Euro 2024”, Fisnik Asllani flet për grupin ku janë kuqezinjtë: Kanë shanse të mira

Futbollisti më i ri i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani e ka komentuar grupin ku bën pjesë Shqipëria në Euro 2024, që zhvillohet këtë vit në shtetin e Gjermanisë.

Gjatë një interviste për albinfo.at, Asllani u shpreh se Kombëtarja e Shqipërisë ka gjasa reale ta kaloj grupin e ashtuquajtur “i vdekjes”, shkruan Indeksonline

Nis manifestimi “Laureatët 2023”, Fisnik Asllani befasia e mbrëmjes, i  bashkohet Kosovës - Federata e Futbollit e Kosovës

“Grupi ku është Shqipëria është shumë i vështirë, por me formën e tanishme, kanë shanse të mira. Janë tri ekipe që janë shumë të forta, sidomos Spanja. Por nëse Shqipëria vazhdon me këtë formë siç ka qenë në kualifikime, kanë shumë gjasa që të përfundojë  në pozitën e dytë apo për ta bërë një paraqitje fantastike në Euro 2024”, u shpreh Asllani gjatë intervistës

Kujtojmë që Kombëtarja e Shqipërisë gjatë Euro 2024 do të luaj kundër Kroacisë, Spanjës dhe Italisë./Indeksonline/