07:38 / E Mërkurë, 22 Dhjetor 2021 / OSH

Shqipëria në dimër të vështirë/ Delta, Omicron dhe gripi stinor qarkullon në të njëjtën kohë

Delta, Omicron dhe gripi në qarkullim do të bëjnë që Shqipëria të kalojë një dimër të vështirë, por jo vetëm.

Omicron është përhapur tanimë në 89 vende në botë. Autoritete tona shëndetësorë vijojnë të bëjnë thirrje për vaksinim, pasi ndonëse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht prania e këtij mutacioni në Shqipëri gjasat janë se mund të ketë hyrë përsa kohë qarkullojnë në shtete fqinje me ne .

Aktualisht konsiderohet një situatë në kontroll përsa i përket shifrave që raportohen. Por përveç coronavirusit edhe gripi shfaq komplikacione madje edhe humbje jete ,ndaj Janari parashikohet se do të krijojë mbingarkesë nëpër spitale në shumë shtete ka paralajmëruar OBSH.

Në Shqipëri nuk respektohen masat mbrojtëse ,ndërkohë që neglizhohet të kryhet edhe testi i cili ndan simptomat e një gripi nga ato të covid për të cilin qytetarët duhet të vetizolohen kur rezultojnë pozitiv.

Por kjo ndodh me shumë vonesë duke lejuar të inefktohen edhe të tjerë./tch