Shqipëria në negociata me ndihmëstrajnerin e Brazilit, ish-lojtarin e Barcelonës e Arsenalit

Kombëtarja shqiptare është aktualisht pa një trajner në krye të saj. Shumë emra kanë qarkulluar në kohët e fundit, si kandidatë potencialë për të udhëhequr Shqipërinë drejt kualifikimit në Europianin e 2024-ës.
I ftuar në emisionin e moderatores Hygerta Sako, Duka ka thënë se po punohet për të sjellë një emër të ri në krye të Shqipërisë, duke ia mbyllur kështu përfundimisht shanset Edi Rejës.

Duka tha se mes emrave, është edhe Silvinjo, ndihmëstrajneri i Tites te kombëtarja e Brazilit.
Silvinho ka qenë futbollist Barcelonës, Arsenalit e Manchester Cityt. Si ndihmëstrajner, braziliai ka punuar te Cruzeiro, Sport Recife, Nautico, Corinthians, Interi dhe Brazili. Disa muaj ka qenë edhe trajner i parë i Lionit.