Shqipëria nesër zi kombëtare! Rama mbledh qeverinë në 07:00
Qeveria shqiptare do të mblidhet nesër në orën 07:00 të mëngjesit në një mbledhje, ku pritet që të merren disa masa për të ndihmuar familjet në nevojë pas tragjedisë së tërmetit.
Gjithashtu nesër mund të shpallet edhe gjendja e jashtëzakonshme, vendim që kryeministri Rama mbrëmjen e sotme nuk e mohoi, pasi tha se do ta mendojë. Nesër do të jetë ditë zie kombëtare.
Kryeministri Edi Rama ka vizituar disa nga të lënduarit nga tërmeti që janë të shtruar në spitalin e Traumës. Gjatë vizitës kreu i qeverisë u njoh edhe me gjendjen e një të moshuare.
“Të hap derën rrëshkita, jam prej Mokre mor kryeministër. Isha në Tiranë në Selitë te vëllai për vizitë. Vetëm të mos mbetem sakate” tha ajo. Ndërsa Rama iu përgjigj me një batutë për të shtensionuar situatën. “Të kanë marrë mësysh por syri i keq do të plasë dhe ti do të ngrihesh në këmbë”.