75 Mall Live Search
11:59 / E Mërkurë, 07 Shtator 2022 / kutia

Shqipëria ngrin marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet

Irani dyshohet se është shteti që organizoi sulmin kibernetik ndaj sistemeve qeveritare afro dy muaj më parë. Për një periudhë gati një javore, e-Albania ndërpreu të gjitha shërbimet për shkak se ishte nën një sulm kibernetik të paprecedentë.

Hetimet me ekipin e FBI-së amerikane duket se kanë dhënë rezultat dhe pritet që mesditën e sotme kryeministri Edi Rama të lajmërojë ngrirjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin.

Ditët e para të sulmit, ekspertët aluduan se pas tyre mund të qëndronte një vend armiqësor me Shqipërinë, Irani ose Rusia. Qeveria shqiptare i ka dërguar një notë verbale Ambasadës iraniane në Tiranë dhe e ka vënë në dijeni për ngrirjen e marrëdhënieve mes dy vendeve.