75 Mall Live Search
22:34 / E Enjte, 13 Nëntor 2025 / Gj Sh

Shqipëria një hap larg Kupës së Botës, fiton ndaj Andorrës dhe siguron play-offin

Kombëtarja e Shqipërisë është një hap larg realizimit të ëndrrës për të marr pjesë në Kampionatin Botëror, për herë të parë në histori.

Kuqezinjtë sonte shënuan fitore në udhëtim ndaj Andorras, me rezultat 0-1, shkruan IndeksOnline.

Golashenues ishte mesfushori Kristjan Asllani, në minutën e 67-të.

Me këtë fitore, Shqipëria shkon në kuotën e 14 pikëve në Grupin K dhe blindon vendin e dytë, i cili siguron play-ofin.

Anglia është lidere e grupit, pasi mposhti sonte Serbinë dhe shkon në kuotën e 21 pikëve.

Ndeshjen e fundit të këtyre kualifikuesve, Shqipëria e luan të dielen në ”Air Albania” në Tiranë, kundër kombëtares së Anglisë./IndeksOnline/