75 Mall Live Search
23:10 / E Martë, 26 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Shqipëria nuk e harron dhe e ndihmon Italinë: “Dikur eritreasit ishim ne dhe ju na shpëtuat”

Njëzet refugjatë nga anija “Diciotti” do të transferohen përtej Adriatikut, shkruan gazeta prestigjioze italiane “HuffPost Italia”.

Ministri i Jashtëm shqiptar deklaroi përmes një postimi në Twitter: “Itali, ne jemi këtu. Gjatë viteve ’90 ishte Italia ajo që mirëpriti mijëra refugjatë që vinin nga Shqipëria. Dhe sot Shqipëria i përgjigjet. Në fakt, Tirana do të mirëpresë 20 migrantë nga anija “Diciotti”, e cila gjendet në portin e Katanias për pesë ditë”.

Përmes një njoftimi në Twitter, Ministria e Jashtme italiane deklaroi: “Ministri i Punëve të Jashtme, Enzo Moavero Milanesi, falënderon Shqipërinë lidhur me vendimin për të mirëpritur 20 refugjatë nga anija “Diciotti”, një shenjë e solidaritetit të madh dhe një miqësie shumë të vlerësuar nga Italia.”

“Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, motivoi vendimin: “Itali, ne nuk mund ta zëvendësojmë Europën, por ne jemi këtu, në anën tjetër të detit ku dikur ne ishim Eritreas që vuanin ditë e netë në mes të detit, duke pritur që Europa të zgjohej! Dje, na shpëtoi Italia dhe sot jemi ne të gati për t’i dhënë asaj një dorë”, deklaroi Ministri Bushati në Twitter. //a.i/