75 Mall Live Search
12:11 / E Hënë, 04 Shtator 2023 / L K

Shqipëria për rekord Guinness, shkarkohet trajneri i dytë pas vetëm 2 javësh

Ndoshta nuk ka një rast tjetër të ngjashëm me këtë të futbollit shqiptar. Pas Stavri Nicës të opushuar nga puna pas javës së parë, është radha e Rahman Hallaçit, ish-kapitenit dhe trajnerit të Kukësit që largohet nga posti drejtues.

Edhe pse me një skuadër tërësisht të re dhe lojtarë që kanë ardhur në Kukës pas shumë muajve pa aktivitet, Rahmani tentoi të ndërtonte një skuadër që të mbante lart nderin e qytetit por nuk ia doli mbanë dhe tashmë pas 180 minutave ai e shikon veten të shkarkuar nëpërmjet kësaj komunikate:

Faleminderit

Klubi i Kukesit njofton nderprerjen e bashkpunimit me trajnerin Rraman Hallacin!

Shkak behen rezultatet e dobeta dy ndeshjet e para te kampionatit duke bere qe ekipi te pozicionohet ne vendin e fundit!

Klubi i uron suksese ne karrieren e tij edhe e falenderon per kontributin e dhene!