23:09 / E Shtunë, 15 Qershor 2024 / MSH

Shqipëria pëson nga Italia, këto janë notat e lojtarëve “kuqezi”

Goli më i shpejt i shënuar në histori të “Euro 2024” nuk i mjaftoi Shqipërisë për fituar përballjen me Italinë.

Vetëm 22 sekonda pas vërshëllimes për nisjen e lojës, Nedim Bajrami tundi rrjeten e Donnarummas, raporton Indeksonline.

Ndonëse u bë “rekordmen”, Nedim Bajrami u vlerësua me notën 7.0, pas përfundimit të ndeshjes.

Po të njëjtën notë e pati edhe kapiteni Berat Djimsiti.

Të tjerët lënë për të dëshiruar.

Befasia e mbrëmjes ishte futbollisti prej të cilit pritej më së shumti, Jasir Asani.

Ai në fakt u vlerësua me 6.3, notën më të ulët për Shqipërinë, bashkë me Rey Manaj (6.1).

Shqipëria humbi sfidën e parë të grupit me rezultat 2:1./Indeksonline/