16:47 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / Blerim

Shqipëria planifikon që të mbyllë lokalet në zonën e bllokut në Tiranë

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Prof. Mira Rakacolli në një komunikim publik ka bërë me dije me vendimet e marra unanimisht nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për zhvillimet e fundit lidhur me pandeminë COVID 19.

Ajo ka thënë se Komiteti Teknik i Ekspertëve po vlerëson edhe mbylljen e pjesshme për aktivitete e lokaleve, bareve e në zonën e Bllokut në Tiranë, si vatra rreziku për përhapjen e COVID-19.

“Njëkohësisht, Komiteti Teknik po vlerëson mbylljen e bareve e kafeneve në zonën e Bllokut në Tiranë pas orës 22.00, duke qenë se konstatohet një vatër rreziku të madh potencial nga grumbullimet në atë zonë gjatë orëve të natës”, tha Rakacolli.

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve tha se situata në 2 javët e fundit paraqitet me një rritje të numrit te rasteve, të cilat përkojnë me hapjen e  shkollave, bareve, restoranteve dhe njëkohësisht me fazën e lehtësimit të masave shtrënguese.