09:29 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

Shqipëria renditet e 18-ta në ‘Eurovision 2019’

Një prej festivaleve më të njohura të muzikës në Evropë , ’Eurovision’ zurin vend të shtunën mbrëma në Tel Aviv të Izraelit.

Holanda u zgjodh fituesi i këtij viti i përfaqësuar nga këngëtari Duncan Laurence me këngën ‘Arcade’, vendin e dytë e zuri Italian ndërsa vendin e tretë e zuri përfaqësuesja e Rusisë, shkruan Indeksonline.

Shqipëria këtë herë u përfaqësua nga këngëtarja Jonida Maliqi e cila interpretoj në gjuhën shqipe këngën ‘Ktheju Tokës’.

Jonida dhuroj performancë fantastike ndërsa u vlerësua lartë nga kritikët e muzikës për zërin dhe paraqitjen skenike, por as kjo nuk i ndihmojë që të siguronte një vend në top pesëshe.

Shqipëria u rendit e 18-ta në mesin e 26 shteteve përfaqësues me gjithsej 43 pikë.

Kujtojmë që kjo është hera e 16 që Shqipëria merr pjesë në Eurovision, ndërsa rezultatin më të mirë e mbanë Rona Nishliu e cila në vitin 2012 u rendit e pesta, një rezultat tjetër i suksesshëm për Shqipërinë ishte edhe në vitin 2004 kur Anjeza Shahini u rendit në vendin e shtatë./Indeksonline/