Shqipëria rikthehet menjëherë në stërvitje pas humbjes së mbrëmshme

Kombëtarja e Shqipërisë është rikthyer menjëherë në stërvitje, duke u përgatitur për ndeshjen e dytë të fazës para-kualifikuese në Kupën e Botës 2026 kundër Andorrës.
Mbrëmë ekipi i Sylvinhos u mposht 2:0 në Londër nga Anglia, shkruan Indeksonline
Megjithatë, trajneri brazilian sot i ka stërvitur lojtarët e tij për ndeshjen e radhës.
Të hënën, në stadiumin “Air Albania”, Shqipëria do të luaj ndaj Andorrës, një kundërshtar i lehtë në letër./Indeksonline/