75 Mall Live Search
11:42 / E Premte, 12 Korrik 2019 / indeksADMonline

Shqipëria së shpejti kthen nga Siria familjet e ish-luftëtarëve të ISIS

Dhjetëra persona, gra e fëmijë nga Shqipëria të cilët ndodhën në zonat e konfliktit në Siri, pritet shumë shpejtë të kthehen në vendin e tyre.

Për kthimin e tyre në Shqipëri po punohet intensivisht ndërsa ata shumë shpejt në mënyrë të organizuar do të zbarkojnë me një aeroplan në aeroportin e Rinasit.

Burimet e Indeksonline kanë thënë se kthimi i tyre ka qenë në plan të bëhet me 7 korrik, mirëpo është shtyrë për disa ditë për shkaqe ende të panjohura.

Ndërsa pak javë më parë 110 persona qytetarë të Kosovës, të cilët ishin në Siri u kthyen në Kosovë.

Kthimi i tyre u bë nga Turqia me një aeroplan që mbante flamurin amerikan.

Qytetarët e kthyer ishin gra dhe fëmijë të luftëtarëve shqiptarë që ishin të përfshirë në konfliktet në Lindjen e Mesme përkrah ISIS-it.

Në mesin e të kthyerve ishin edhe katër ish-luftëtarë të ISIS-it.

Të kthyerit nga Siria, ishin vendosur në një qendër azili në një fshat në periferi të Prishtinës./Indeksonline/