75 Mall Live Search
22:41 / E Mërkurë, 08 Shtator 2021 / OSH

Shqipëria shkatërron San Marinon, kap vendin e dytë në grup

Kombëtarja shqiptare e ka mposhtur San Marinon me rezultat të thellë, 5-0.

Në Elbasan Arena, Rey Manaj e hapi sfidën në minutën e 32 për rezultatin e pjesës së parë. Në minutën e 58, Qazim Laci dyfishoi epërsinë për të shënuar për 3-0 më pas Armando Broja. Ndërsa Hysaj në minutën e 68 dhe Uzuni në minutën e 80 u përkujdesën për rezultatin përfundimtar.

Shqipëria pas kësaj fitore ngjitet në pozitën e dytë të grupit I me një pikë më shumë se Polonia.