Shqipëria shkon në Eurovision me një “ushtri” të tërë, është e para me staf

Shqipëria pritet të përfaqësohet denjësisht në Eurovizion me Albina dhe Familja Kelmendi.
Se “Duje” është gati për garën më të madhe të muzikës në Evropë, tregon edhe një fakt. Shqipëria ka delegacionin më të madh në Eurovision.

Plot 23 profesionistë të fushave të ndryshme ndodhen në Liverpool bashkë me Familjen Kelmendi.
Serbia është shteti i dytë me numrin më të madh të përfaqësuesve, gjithsej 16.

Bëhet e ditur se prania e stafit të madh dhe organizimi fantastik i stafit shqiptar ka befasuar edhe organizatorët e Eurovisionit ngase rrallë kishte ndodhur që një shtet të përfaqësohej nga kaq shumë profesionistë./Indeksonline/