21:44 / E Premte, 03 Gusht 2018 / indeksADMonline

Shqipëria si Franca, s’ka telefona në shkolla (Video)

Nga shtatori nxënësit e shkollave 9 vjeçare dhe gjimnazeve nuk do të lejohen të përdorin celularët gjatë procesit mësimor.

Urdhri i ndalimit është firmosur pak ditë më parë nga Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

Edhe pse nuk dihet ende se si do të zbatohet ky urdhër apo sa efektiv do të jetë, prindërit janë mbështetësit e parë. Ata e kanë pritur me entuziazëm këtë vendim me shpresën se fëmijët do të përqendrohen më tepër në mësim.

Duket se nxitja për lëshimin e këtij urdhri ka ardhur nga Franca. Pak ditë më parë qeveria Franceze miratoi ligjin për ndalimin e celularit në arsimin parashkollor, fillor dhe në shkollat e mesme. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron kishte bërë më herët fushatë për ndalimin e përdorimit të telefonave në shkolla.

PrindërJashtëzakonisht mirë kanë bërë.
-Pse duhet të lejohen?! Për shkollë apo për telefona.

Por ndryshe nga prindërit, nxënësit nuk e shohin të drejtë vendimin që i mban larg nga celulari.

NxënësJo gjë e mirë! Jam mësuar të përdor shumë telefonin.