75 Mall Live Search
14:17 / E Shtunë, 02 Korrik 2022 / Gj. Sh

Shqipëria siguron edhe një medalje në Lojërat Mesdhetare

Atleti shqiptar, Franko Burraj, është kualifikuar në finale të Lojërave Mesdhetare “Oran 2022”, duke i siguruar së paku medaljen e argjendtë.

Synimi i tij kryesor është që të fitoj medaljen e artë, transmeton Indeksonline.

Atleti shqiptar garoi në kualifikueset e 400 metrave, duke dalë i dyti në baterinë 3, me kohën 46.26.

Me këtë kohë dhe renditje në bateri, Burraj kualifikohet direkt në finalen e së shtunës, ndërsa shkodrani ka regjistruar kohën tretë më të mirë me 18 atletëve që garuan në këtë disiplinë në Lojërat Mesdhetare.

Franko Burraj ka thyer edhe rekordin kombëtar në 400 metra, që mbahej nga ai me kohën 46.48./Indeksonline/