75 Mall Live Search
19:54 / E Martë, 02 Nëntor 2021 / C E

Shqipëria siguron medaljen e parë në ndonjë botëror, në mes të Beogradit

Boksieri nga Shqipëria, Alban Beqiri, ka bërë histori duke siguruar medalje në Botërorin e boksit që po mbahet në Beograd.

Beqiri, edhe kësaj radhe, si para meçeve tjera, ishte fishkëllyer derisa po ngjitej në ring. Por kjo nuk e ka ndalur atë.

Ai e ka mposhtur të mërkruën mbrëma në çerekfinale boksierin nga Jordania, Zeyad Eashash 4:1 me vlerësim të gjyqtarëve. Beqiri, që garon në kategorinë deri 71 kilogramë, humbi raundin e parë, por fitoi dy raundet tjera, duke siguruar kështu të paktën medaljen e bronztë.

Katër nga anëtarët e jurisë e vlerësuan Beqirin fitues (30:27, 30:27, 29:28 dhe 29:28), ndërsa njëri në favor të Eashashit (29:28).