Shqipëria luan sonte ndaj Andorrës, tri pikë larg play-offit për Kupën e Botës 2026
Kombëtarja e Shqipërisë luan sonte ndaj Andorrës, ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Ndeshja zhvillohet nga ora 20:45, shkruan Indeksonline
Objektivi i djelmoshave të Sylvinhos është fitorja dhe tri pikët për t’u afruar te play-offi për Kupën e Botës 2026.
Kujtojmë se Shqipëria është në pozitën e dytë me 11 pikë, shtatë më pak se lideri, Anglia (18) dhe një më shumë se pozita e tretë, Serbia (10)./Indeksonline/

