75 Mall Live Search
09:37 / E Enjte, 13 Nëntor 2025 / G T

Shqipëria sonte shpreson fitore të “Tre luanëve” ndaj Serbisë, kështu sigurohet play-offi…!

Kombëtarja e Shqipërisë sonte luan ndaj Andorrës, ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Tri pikë është synimi i Sylvinhos me djelmoshat “kuqezi”, shkruan Indeksonline

Vetëm me tri pikë, Shqipëria mban gjallë shpresat për të siguruar play-offin.

Por, duhet kryqëzuar duart edhe në një rezultat pozitiv në ndeshjen Angli – Serbi.

“Tre luanët” e presin Serbinë në stadiumin e “Wembley” dhe në rast të fitores, ia shuajnë gjasat serbëve për play-off.

Vetëm me një fitore të Shqipërisë dhe të Anglisë sonte, “kuqezinjtë” sigurojnë play-offin – në të kundërtën rezultatet tjera, e shtyjnë festën për ndeshjet “finale”.

Kujtojmë se pas Andorrës, Shqipëria luan ndaj Anglisë në “Air Albania”./Indeksonline/