Shqipëria sot luan ndaj Moldavisë, kërkon vetëm fitoren

Kombëtarja e Shqipërisë sot luan ndeshjen e radhës në kuadër të Kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
“Kuqezinjtë” do të luajnë në shtëpi ndaj Moldavisë, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, më fillim nga ora 20:45.
Kjo është ndeshja e dytë për Shqipërinë në këto kualifikime, pas humbjes nga Polonia.
Tekniku brazilian, Sylvinho do të kërkojë vetëm fitoren në këtë ndeshje, për të marrë tre pikë dhe për të vazhduar misionin për tu kualifikuar në Kampionatin Evropian.
Shqipëria është pjesë e Grupit E, së bashku me Çekinë, Poloninë, Moldavinë dhe Ishujt Faroe./IndeksOnline/