Shqipëria synon që i gjithë sistemi i pagesave të jetë elektronik deri në vitin 2021
Projekti i Fiskalizimit është një instrument i ri i teknologjisë së lartë që do të monitorojë në kohë reale të gjitha transaksionet.
Kështu u shpreh sot ministrja e Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë, Anila Denaj, gjatë një inspektimi në terren bashkë me grupin e tatimorëve, në bizneset që operojnë në zonën turistike të Velipojës.
Denaj tha gjatë këtij inspektimi, se plani i masave në luftën kundër informalitetit po vijon në të të gjithë vendin dhe përveç ndërgjegjësimit të biznesit dhe qytetarëve, po monitorojmë në kohë reale edhe efektivitetin e zbatueshmërisës së ligjit kundër evazionit fiskal.
“Deri në vitin 2021 i gjithë sistemi i pagesave, do të jetë elektronik dhe i pamanipulueshëm. Pra do të kemi një sistem të modernizuar të kasave fiskale që do të na informojë për çdo faturë të regjistruar në kohë reale dhe kjo do të reduktojë inspektimin direkt në terren tek biznesi, por do të jetë në formë indirekte, pasi i giithë sistemi do të jetë i elektronizuar”- tha Denaj.
Ky proces, vijoi ajo, do ti vi në ndihmë biznesit dhe institucioneve tatimore, pra do të jetë inspektim inteligjent i të gjithë pagesave.
Ministrja përgëzoj drejtuesit e një biznesi që pas inspektimit rezultoi korrekt në zbatim të ligjit me çdo procedurë dhe shprehu bindjen se kontribut në mbarëvajtjen e tyre ka dhënë edhe procesi i nisur nga qeveria në luftë kundër informalitetit.