75 Mall Live Search
20:56 / E Martë, 14 Tetor 2025 / Burim

Shqipëria triumfon ndaj Jordanisë, fiton 4-2 në në “Air Albania”

Kombëtarja e Shqipërisë e ka marrë edhe fitoren e dytë në muajin tetor, pas asaj ndaj Serbisë.

Megjithatë, fitorja e sontme erdhi në ndeshje miqësore ndaj Jordanisë.

Kuqezinjtë fituan 4-2 ndaj Jordanisë, në ndeshjen e luajtur në “Air Albania”.

Shqipëria u rikthye për të fituar, pasi ishte në disavantazh fillimisht.

Shqiptarët pësuan në minutën e 28-të, pas një goli me kokë të Al-Rashdan.

Në minutën e 40-të megjithatë, Abualnadi shënoi autogol dhe rezultati u barazua në 1-1.

Në pjesën e dytë, Shqipëria hyri me fytyrë tjetër.

Të besuarit e Sylvinhos gjetën golin e epërsisë në minutën e 65-të, kur Armando Broja shënoi pas asistimit nga Kristjan Asllani.

Dhjetë minuta më vonë, ishte Arbër Hoxha që shënoi një supergol, për rezultatin prej 3-1.

Nedim Bajrami ishte golashënuesi i radhës, që shënoi për 4-1.

Golin e dytë për mysafirët e shënoi Ali Olëan në minutat e fundit të ndeshjes.

Shqipëria muajin e ardhshëm i luan dy ndeshjet e fundit në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026.

Fillimisht, Shqipëria i shkon Andorrën më 13 nëntor, teksa e pret Anglinë në Tiranë më 16 nëntor.

Shqipëria është e dyta në grupin K, me 11 pikë të tubuara nga gjashtë ndeshje. Pozita e dytë të dërgon në play-off.