Shqipëria U-17 gjen trajnerin e ri

Kombëtarja Shqiptare e grupmoshave U-17 ka një trajner të ri pas largimit të Andrea Tedescos.
Federata e Futbollit ka arritur marrëveshjen me trajnerin shqiptar, Fatjon Tafaj, i cili do të ulet që sot në stolin kuqezi dhe do të drejtojë ekipin në ndeshjet e ardhshme zyrtare e miqësore.
Tafaj ka një përvojë të gjatë dhe të vyer në fushën e trajnimit. Së fundmi, ai ka drejtuar ekipin e Kukësit, ndërsa më herët ka qenë trajner i Kamzës dhe zëvendëstrajner në ekipe si Dinamo City, Partizani, Shkëndija, Kukësi, Kamza dhe Vllaznia.
Nga nëntori i vitit 2018 deri në nëntor të 2019-s, Fatjon Tafaj ka qenë edhe pjesë e stafit teknik të Kombëtares U-21, në rolin e zëvendëstrajnerit.
Trajneri 43-vjeçar do të drejtojë ekipin kombëtar U-17 për dy vjetët e ardhshëm sipas kontratës së nënshkruar me FSHF-në.