75 Mall Live Search
16:48 / E Shtunë, 12 Tetor 2019 / indeksADMonline

Shqipëria U21 stëvitet në det para ndeshjes me Kosovën

Të rinjtë e Kosovës do të përballen me të rinjtë e Shqipërisë të martën më 15 tetor në “Elbasan Arena” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2021.

U21-shat e Shqipërisë u stërvitën sot në det në një stërvitje shkrythëse pas ndeshjes përgatitëse dje ndaj Kosovës U19, ndërsa pasdite do të vijojnë stërvitjet taktike, shkruan Indeksonline.

Kosova U21 në grupin C gjendet në pozitën e 3 me 6 pikë nga 3 ndeshjes, ndërsa Shqipëria U21 gjendet në vendin e 5 me vetëm 2 p[ikë nga 4 ndeshje të zhvilluara./Indeksonline/