75 Mall Live Search
17:57 / E Premte, 01 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Shqipëria, vendi me pagat më të ulëta në Evropë

Shqipëria vazhdon të mbetet vendi me pagat më të ulëta në Evropë, sipas statistikave të reja të ‘Eurostat’.

Nga statistikat e ‘Eurostat’ paga minimale në Shqipëri është 210 euro, transmeton Indeksonline.

Shtetet lindore të Evropës vazhdojnë të kenë paga më të vogla se shtetet veriperëndimore.

Luksemburgu është shteti që e ka pagën më të madhe minimale në Evropë. Në këtë vend paga minimale është 2200 euro. /Indeksonline/