Shqipërinë e shpëton Strakosha, pjesa e parë mbyllet me rezultat të “bardhë”

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë në ndeshjen Shqipëri-Lituani.
Të dyjat skuadrat në fillim të ndeshjes nuk bënë edhe shumë presion dhe e morën këtë ndeshje me qetësi.
Kurse, skuadra mysafire pastaj filloi të bëjë më shumë presion, duke rrezikuar kështu portën e Shqipërisë.
“Gardiani” i Shqipërisë, Thomas Strakosha ishte disa herë vendimtar për kombëtaren shqipëtare, duke ia mohuar golin kështu lituanezëve.