23:46 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shqipërinë e “shpëton” vetëm fitorja

Nesër Shqipëria pret Skocinë në ndeshjen e xhiros së fundit të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë duhet patjetër të fitojnë për të qëndruar në Ligën C, shkruan Indeksonline.

Pas barazimit të Qipros kundër Bullgarisë, Shqipëria momentalisht është e treta më e dobët e Ligës C me vetëm 3 pikë.

Në grupet tjera, Hungaria ka 7 pikë, Qipro 5 pikë ndërsa Rumania 6 pikë.

Kujtojmë se Shqipëria është në grup me tri skuadra dhe e treta më e dobët e të gjitha grupeve të Ligës C bie në Ligën D. /IndeksOnline/

Temat: