Shqipet në “Etihad” me paraqitje të dobët, Erling Haalandi shënonte gola me stil

Skuadra e Manchester Cityt mbrëmë shënoi një fitore të thellë 5:0 ndaj Sparta Pragës në “Etihad” në ndeshjen e vlefshme për UEFA Champions League, raundi i tretë.
Në këtë takim luajtën tre lojtarë shqiptarë, Albion Rrahmani, Qazim Laçi dhe Ermal Krasniqi, shkruan Indeksonline

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi bëri paraqitje mesatare, kurse dyshja e Kosovës që u inkuadruan në pjesën e dytë zhvilluan një paraqitje tejet të dobët.
Esta finalização de Haaland foi absurda 🤯pic.twitter.com/BDF4LdsWIy
— B24 (@B24PT) October 23, 2024
Sipas faqes së njohur të statistikave, Sofascore – Rrahmani u vlerësua me notën 6.5, kurse Ermal Krasniqi me notën 6.1./Indeksonline/
