Shqipet, nga Gjermania, mbledhin ndihma për Shqipërinë
Qytetarë të shumtë nga Kosova dhe Shqipëria të cilët jetojnë në Gjermani kanë filluar aksionin që të dërgojnë ndihma drejt Shqipërisë, pas tërmetit vdekjeprurës, shkruan Indeksonline.

Në disa fotografi shihet se një grumbull i madh personash kanë mbledhur ndihma në Stuttgart dhe nga qytetet e Gjermanisë për të lehtësuar sado pak jetën e shqiptarëve që janë në vuajtje këto ditë.

Ndryshe, Shqipëria po ndihmohet nga e gjithë bota në forma të ndryshme./Indeksonline/
